“Superpuna” ekzekutohen pagat për 500 punëtorët e parë

Qeveria e Kosovës ka bërë ekzekutimin e pagave për 500 punëtorët e parë të angazhuar në projektin “Superpuna” gjatë muajit shkurt.

Projekti në fjalë parasheh që të rinjtë prej moshës 18 deri në moshën 25 vjeçare mund të aplikojnë për punë.

Ministri I Financave, Hekuran Murati ka shkruar në Facebook se 500 të punësuarit e parë tashmë kanë marrë pagën e parë, dhe “Superpuna” ka ekzekutuar subvencionin për muajin shkurt.

““Superpuna”, ekzekutohen pagat për 500 punëtorët e pare. 500 të punësuarit e parë tashmë kanë marrë pagën e parë, dhe “Superpuna” ka ekzekutuar subvencionin për muajin shkurt. Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes “Superpuna” duhet të kalojnë verifikimet si në vijim: Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në “Superpuna”; Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së”, ka shkruar Murati.

Ekzekutivi si ndërmjetëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve, ofron mbështetje për pagat në lartësinë e pagës minimale e cila ende nuk është miratuar në lexim të dytë në kuvend, që është 264 euro.

Back to top button