Suspendohet polici, voziti i dehur dhe u përfshi në aksident

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se kanë arrestuar dhe kanë suspenduar një zyrtare policer pasi që i njëjti dyshohet se ka vozitur derisa ka qenë në gjendje të dehur, duke u përfshirë kështu edhe në një aksident.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar një informacion nga Policia e Kosovës dje në orët e mbrëmjes përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me një aksident trafiku më lëndime trupore në mes dy automjeteve civile ku ishte përfshirë edhe një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare me veturë private).Hetuesit e IPK-së me të pranuar informacionin kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar. Sipas hetimeve fillestare, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje në fshatin Novosellë të Pejës (në afërsi të terminalit doganor). Pas veprimeve hetimore dhe pas alkool testit me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Po ashtu IPK bën të ditur se Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna.  Dirsa sipas njoftimit veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente./21Media

Back to top button