Sveçla kërkon që Milan Radojçiq të kthehet në Kosovë për t’u përballur me drejtësinë

Sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka raportuar në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, teksa ka shtuar se sulmet të cilat i janë bërë Policisë së Kosovës në veri ka sjellur pasiguri te qytetarët që jetojnë atje.
Sveçla ka theksuar se gjatë këtij viti Policia e Kosovës dhe njësitë e saj kanë zhvilluar 1000 aksione policore. Ku janë goditur mbi 50 grupe të organizuara kriminale, teksa janë sekuestruar mbi një ton substanca narkotike dhe janë ngrirë rreth 14 milionë euro.
Sveçla ka kërkuar edhe ardhjen në Kosovë të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili po kërkohet për lidhje për rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, për t’u përballur me akuzat nga institucionet e drejtësisë.
Sveçla në debat me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq në Komisionin për Siguri, i ka kërkaur atij që t’i bëjë presion Radonçiqit që t’i dorëzohet organeve të Policisë dhe jo të kërkojë hapësirë në Serbi.
Por deputeti, Simiq tha se Radojçiq nuk do t’i dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë pasi sepse sipas tij ky është një proces i montuar. /21Media

Back to top button