Sveçla ngushëllon familjen e policit që vdiq nga COVID-19

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçka, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Hevzi Shabani, i cili vdiq sot si pasojë e infektimit me COVID-19.
“E nderuar familje Shabani, me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e jetës së birit tuaj, familjarit tuaj, zyrtarit të Policisë së Kosovës Hevzi Shabani. Beteja me pandeminë Covid-19 për më shumë se një vit nuk ishte e lehtë për askënd, e në veçanti për të gjithë zyrtarët policor që ishin në vijën e parë të frontit që nga shfaqja e saj. Pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim si Ministër dhe në emrin e të gjithë zyrtarëve Policor të Kosovës, të cilët kishin fatin të bashkëpunojnë me një zyrtar si Hevziu që nuk kurseu asgjë në shërbim të vendit tonë dhe qytetarëve tonë”, ka shkruar ndër tjera Sveçla në Facebook.
Ndryshe, në Kosovë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 271 raste të reja me Covid-19./21Media

Back to top button