Sveçla: Përkushtimi i zyrtarëve policorë është motivim për të gjithë ne

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka qenë nder që ta presin presidenten Osmani në kampin Beldevere.
“Patëm nderin e veçantë që sot të presim në Kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere Presidenten e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani – Sadriu, e cila ndau dekorata për zyrtarë e njësi policore në shenjë mirënjohje për punën profesionale e me përkushtim në ruajtjen e sovranitetit dhe ofrimin e sigurisë publike në tërë Republikën”, ka shkruar ai.
Sveçla bëri të ditur se ata kanë vizituar edhe zyrtarët policorë në Jasenovik dhe Bërnjak.
Sveçla ka shkruar se profesionalizmi, puna dhe përkushtimi i të gjithë zyrtarëve polior por edhe i institucioneve të tjera të sigurisë, “janë motiv për të gjithë ne që të punojmë dhe më shumë për të mirën e përgjithshme”./21Media

Back to top button