Syla kërkon nga Osmani shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të shtyjë zgjedhjet lokale për shkak të situatës alarmante me COVID-19.
Syla ka thënë se zgjedhjet duhet të shtyhen për gjashtë muaj për shkak të numrave “skandaloz të të infektuarve dhe të vdekurve”.
” Duke e ndjerë dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi s’po merrni vesh. Presidente jemi për marre e gjynah, për menaxhim të Pandemisë, Ju lutem jeni bija e një punëtoreje të respektuar shëndetësore, e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur, dërmuar, ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni. Nuk po kërkoj takime, foto të çastit e lëmoshë, po kërkoj njerëzi dhe ndjenjë. Kryetare anuloni zgjedhjet lokale dhe formoni sa më shpejt nga ju grupin për shpëtim nacional nga pandemia …jemi keq…”, ka shkruar Syla në Facebook./21Media
 

Back to top button