Szunyog: Kosova i përket BE-së

Mbrëmë, Zyra e BE-së në Kosova organizoi një takim joformal veror.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog deklaroi se Kosova i përket BE-së.
”Kjo është një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për tema dhe ngjarje të ndryshme që kanë të bëjnë me Kosovën dhe rajonin. BE është ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i madh tregtar. Kosova i përket BE-së dhe marrëdhëniet tona vetëm do të vazhdojnë të rriten dhe thellohen”, tha Szunyog
Szunyog falënderoi përfaqësuesit e mediave të Kosovës dhe përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe EULEX-it për praninë e tyre./21Media

Back to top button