Szunyog: Kosova nuk ka krijuar kushte për fëmijët e prekur nga fibroza cistike

 

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog ka parë nga afër punimet e artistes së re, Yllka Letit e cila detyrohet të shesë pikturat e saj për t’i mbuluar shpenzimet e trajtimit të fibrozës cistike, sëmundje me të cilën ka lindur.

Nga aty Szunyog tha se Kosova nuk ka punuar sa duhet për krijimin e kushteve për fëmijët që janë të prekur nga kjo lloj sëmundjeje, ndërsa shtoi se BE është duke e përkrahur Kosovën për të përmirësuar sistemin shëndetësor.

Kurse, artisja 15 vjeçare e cila vuan nga fibroza cistike, Yllka Leti tha se për shkak që sëmundja e saj është e pashërueshme me punën e saj artistike po arrin të sigurojë terapinë për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Ajo tha se me këto punime po arrin t’u ndihmojë sado pak edhe fëmijëve të tjerë që vuajnë nga fibroza cistike.

Ndërsa, përkrahja e artistes e cila është edhe kryeredaktore në “Kult Plus”, Ardiana Pajaziti tha se Yllka Leti me kauzën e saj përmes pikturës është bërë zë i shumë fëmijëve që vuajnë nga fibroza cistike.

Ajo shpreson që Yllka Leti të jetë këmbana e fundit për institucionet e Kosovës për të siguruar ilaçet për fëmijët që vuajnë nga kjo sëmundje.

Artisja, Yllka Leti e ka hapur ekspozitën e saj në Kult Plus qysh në janar të këtij viti. Punimet e saj nga afër i ka vizituar ditë më parë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Back to top button