Tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së 10

Xhiro e 10 e Superligës së Kosovës ka përfunduar sot, ku dy ndeshjet përmbyllëse ishin ajo mes Gjilanit e Drenicës dhe Dukagjinit e Ballkanit.
Xhiron e 10 e hapi skuadra e Dritës e cila shënoi fitore 2:0 kundër Feronikelit, ku në të njëjtin orar ndeshje zhvilloi edhe skuadra e Llapit që mposhti me rezultat të thellë 6:0 Ulpianën.
Po ashtu, ndeshje zhvilloi edhe kampioni aktual Prishtina, e cila regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Malishevës.
Dy ndeshje e fundit të kësaj xhiroje ishin ajo mes Dukagjinit dhe Ballkanit në të cilën nuk ka fitues, dhe ajo mes Gjilanit e Drenicës, ku këtë të fundit e fitoi skuadra e Gjilanit me rezultat 2:1.
Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Ballkani me 18 pikë, një më shumë se Drenica e Gjilani në pozitat dy dhe tre, kurse Top 4 e mbyll skuadra e Dritës me gjithsej 16 pikë.
Në anën tjetër, Dukagjini dhe Feronikeli me nga 10 pikë, dhe Ulpiana me shtatë sosh, gjenden në tri pozitat e fundit të tabelës.

Back to top button