Tahiri-Kurtit: Po mundohesh të marrësh merita që nuk të takojnë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka folur për rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij kryeministri Kurti po bën përpjekje për t’i përvetësuar meritat për këtë.
Tahiri shkroi se Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtëpërdrejtë e Grupit Punues që ka punuar më shumë se një vit.
“Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtëpërdrejtë e Grupit Punues që ka punuar më shumë se një vit, e i cili përbëhej me shumicë nga partitë opozitare, ekspertë të NDI-së dhe organizatave tjera të shoqërisë civile”, shkroi Tahiri.
Tahiri shkroi se statusi i Kurtit tregon tendenca për merita që siç thotë ai, nuk i takojnë.
“Statusi i kryeministrit Kurti tregon dy elemente shumë të rrezikshme: e para, tendenca për të marrë merita që nuk i takojnë, për shkak se, në qoftë se ka një njëri që e ka bllokuar miratimin e kësaj rregullore, ka qenë vet z. Kurti gjatë dhjetë viteve, i cili nuk ka dashur të mbështesë shumicën për të kaluar këtë rregullore. E dyta, ai e merr rolin e Kryetarit të Kuvendit, i cili duke dashur ta ruajë konsensusin që e kemi pasur në grup punues, nuk ka publikuar dhe nuk ka marrë merita. Nuk e di çka po mendon Kryeministri, njëherë duke shpallë gjendje lufte, e tash duke u munduar të marrë merita që nuk i takojnë dhe që nuk janë të tij”, përfundoi Tahiri./21Media

Back to top button