Tahiri: Letra shënon pikën më të ulët të raporteve shqiptaro-amerikane

Tahiri komenton letrën që pranuan krerët e shtetit nga SHBA-të

Xhafer Tahiri, komentoi letrën që sot kanë pranuar krerët e shtetit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar që kjo letër është një alarm që udhëheqësit e vendit janë në rrugën e gabuar.

“Kjo letër sot shënon pikën më të ulët të raporteve shqiptaro-amerikane për gjatë gjithë historisë dhe është një alarm për të gjithë ne që kjo rrugë që po trasohet nga udhëheqësit e vendit është rrugë e gabuar, është rrugë pa krye dhe që po i kushton Kosovës dhe po i kushton me atë që e ka më të shtrenjtën, miqësinë e përhershme me SHBA-të.”, deklaroi Tahiri.

Sipas Tahirit, ekzistenca e shqiptarëve në Kosovë do të ishte e pamundur pa mbështetjen e SHBA-ve dhe popullit amerikan.

Ai gjithashtu tregoi që Kosova ka ardhUR në këtë pikë për shkak të udhëheqjes së gabuar dhe të pa mençur të krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Kjo krejt për shkak të një udhëheqjeje të gabuar, të pavend, të pamatur dhe të pa mençur të krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës. Sepse, këta njerëz nuk po iu intereson për Kosovën, për fatin e Kosovës dhe qytetarëve të vet, këta njerëz sot duke luftuar mes vete për të ruajtur karrige  dhe për të mos humbur elektorat e kanë futur Kosovën dhe popullin e Kosovës në një qorrsokak, por unë jam i bindur që populli, qytetarët e Kosovës e vlerësojnë shumë më lartë miqësinë me SHBA-të, sesa që sot po e vlerësojnë disa krerë të institucioneve.”, tha Tahiri.

Sot, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett i ka dorëzuar udhëheqësve të shtetit presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, një letër drejtuar nga zëvendës-asistenti i Sekretarit të shtetit, Matthew Palmer, zëvendës-asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, Laura Cooper dhe zëvendësdrejtori për Çështje të Evropës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Erath. Në letër shkruhet se pasi që panë se kërkesat e tyre për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kanë vendosur të ndërmarrin hapa që do të shfaqin shqetësimin e tyre, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë./21Media

Back to top button