Tahiri: Negociatat me MCC nisën para 7 vjetëve, Thaçi nënshkroi i pari

Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë marrëveshjen për enërgjinë e cila u nënshkruan në Washington mes Kosovës dhe Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” (MCC).
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se negociatat për përfshirje të Kosovës në grantet e MCC-së ka nisur në vitin 2014.
“Ky projekt në Republikën e Kosovës është tash e 7 vite. Negociatat për këtë projekt i kanë fillu ish-Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaci. Është finalizu për herë të parë në vitin 2017 me nënshkrimin e parë të këtij projekti, pra nga Presidenti Thaci, në Kongresin Amerikan”, ka thënë Tahiri sot në Kuvend./21Media

Back to top button