Ratifikohet marrëveshja për energjinë me MCC-në

Me 89 vota pro, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar të enjten marrëveshjen që një ditë më parë Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në Kongresin amerikan.
Marrëveshja e miratuar është nënshkruar të mërkurën në Uashington nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli dhe Alice Albright, drejtoreshë ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).
Vlera e përgjithshme e Programit Kompakt është 236.7 milionë dollarë dhe përqendrohet në projekte të energjisë./21Media

Back to top button