Tahiri: Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigja e KFOR-it ndryshe do të ngutej ta publikonte

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me përgjigjen e KFOR-it për kërkesën e Serbisë për të vendosur 1 mijë trupa në Kosovë dhe përgjigjen.
Tahiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Serbisë s’i ka pëlqyer përgjigja që ka marrë nga KFOR-i, sepse po të ishte ndryshe, sipas Tahirit, Serbia do të ngutej për ta publikuar.
Ministria e Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, dje ka pranuar përgjigjen e KFOR-it por nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e saj.
Në anën tjetër edhe KFOR sot ka njoftuar se i është përgjigjur Serbisë por as këta nuk kanë bërë publike përgjigjen.
“Komandanti i KFOR-it ia ka përcjell përgjigjen Serbisë, por që nuk mund të lëshohemi në detaje për korrespondencën e NATO-s”, është bërë e ditur në përgjigjen e KFOR-it./21Media

Back to top button