Takohen Fajon dhe Lajçak, biseduan për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon është takuar me të dërguar e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Ata diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor. “veçanërisht në dritën e vizitave të fundit të shefit të diplomacisë Fajon në Bosnjë Hercegovinë Mal të Zi dhe Kosovë”, thuhet në njoftiin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë.


Kryediplomatja sollovene qëndroi në Kosovë javën e kaluar, ajo zhvilloi takime me presideten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
”Ajo i siguroi ata për ndihmën dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën evropiane të Kosovës”, u njoftua në një postim në Twitter pas takimeve./21Media

Back to top button