Takohen liderët, diskutohet taksa dhe platforma e dialogut

Ahmeti: Të premten dorëzohet platforma, nuk përfshihet korrigjimi i kufirit.-Thaçi: Duhet të largohen pengesat për vazhdimin e dialogut

Udhëheqësit e ekipit shtetëror për bisedimet me Serbinë kanë zhvilluar takim me udhëheqësit e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli të cilëve  ua kanë prezantuar draft-platformën për bisedimet me Serbinë. Përfaqësuesit e këtij ekipi thanë se do të merren parasysh sugjerimet e udhëheqësve të shtetit dhe më së largu deri të premten do të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend. Në këtë takim gjithashtu është diskutuar edhe për taksën. U bë e ditur se nuk ka ndryshim të qëndrimeve për taksën. Ndërsa, presidenti Thaçi thotë se duhet të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut./21Media

Back to top button