Talat Xhaferi bëri homazhe në Prekaz
Në 24-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për homazhe në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” në Prekaz shkoi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Xhaferi ishte i shoqëruar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Për të nderuar heronjtë e luftës, në Prekaz shkuan edhe shumë qytetarët nga i gjithë vendi.