Kaloni te përmbajtja kryesore

Tash 14 vjet autoriteti kushtetues nuk shtrihet në veri!

“Ndryshimet kushtetuese në zgjedhjen e presidentit dhe në vendimmarrje të Kuvendit, të nevojshme”
Edhe pas 14 vjetësh të miratimit të Kushtetutës, ky akt juridik kryesor nuk arrin ta shtrijë autoritetin e plotë edhe në veri të vendit, vlerësojnë hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami dhe Kadri Kryeziu. Thonë se duhet refuzuar ndryshimi i Kushtetutës për nevoja të themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por ndryshimet kushtetuese i shohin të domosdoshme për mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe në disa vendimmarrje të Kuvendit për çështje të caktuara.(Përgatiti: Donika Osmani-Mehmeti, kamera: Berat Bahtiri)./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button