Të enjten raporton Hoti, si dhe dy interpelanca për ministrat Likaj e Veliu

 

Kryeministri Avdullah Hoti të enjten pritet të raportojë në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, për marrëveshjen e arritur në Washington, takimet në Bruksel dhe proceset në përgjithësi. Kështu bëri të ditur sot kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Osmani po ashtu informoi se të enjten priten të mbahen edhe dy interpelanca, në të cilat për të raportuar të ftuar janë: ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

“Ne do t’i kemi dy interpelanca. E para është ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është ftuar ministri i Arsimit, ka të bëjë me organizimin e vitit shkollor, kurse e dyta është ftesë për interpelancë për ministrin e Punëve të Brendshme dhe ka të bëjë me incidentet në Karaqevë.”, tha ndër të tjera Osmani./21Media

Back to top button