Të pavaksinuarit nuk mund të përdorin transportin publik

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar katër projektligje dhe masat e rejat për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në mesin e masave, Qeveria ka vendosur që  personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër Covid-19.
Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ./21Media

Back to top button