Të premten mot me diell, riga shiu dhe shkarkime rrufesh
Të premten në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen për gjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperendim të vendit, derisa në viset me lartësi të ulëta dhe mesatare do të ketë më pak reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.
Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.
Gjatë vikendit parashihet të mbajë moti i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell./21Media