Të premten vjen bashkëpunimi i shumëpritur i dy artistëve!

Më në fund po ndodh!
Pas shumë spekulimeve se po vjen një remix mes Ed Sheeran dhe Taylor Swift për “The Joker and the Queen”, duket se me të vërtetë po ndodh.
Ed ka konfirmuar se të premtën lansohet bashkëpunimi me Swift.
Gjatë intervistes në Brit Awards, Ed konfirmoi se projekti është gati.
Megjithëse Sheeran nuk bëri të ditur se çfarë kënge do të jetë, fansat nisën të thonë që mund të jetë një remix i “The Joker and the Queen”.
Ky bashkëpunim nuk do të jetë i pari i dy shokëve, të cilët kanë punuar bashkë një kohë të gjatë. Më parë ata kanë sjellur “End Game”, “Everything Has Changed”, “Run”./21Media

Back to top button