Të rinjtë kërkojnë vende pune, të moshuarit kanë hallin e pensioneve

Qytetarët optimist për zhvillime pozitive

Në Komunat e Gjakovës, Rahovec e Junik, qytetarët e anketuar nga RTV21 pas votimit, janë shprehur optimist për zhvillime pozitive.

Kërkesat kryesore të tyre kanë qenë drejtuar politikaneve që të jenë të sinqertë në punë, për të mirën e qytetareve, shkruan rtv21.tv

Ata kërkuan me shumë angazhim në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend, në mënyrë që të hapen vende të reja pune.

Të moshuarit kryesisht kishin hallin e rritjes së pensioneve, përderisa të rinjtë kërkonin mundësi për ta në mënyre që të mos largohen nga vendi.

Përkundër këtyre kërkesave dhe pritjes se tyre për përmirësim të gjendjes ne vend, në këto komuna numri i votuesve deri në orën 15:00 ka qenë nën 25%./21Media

Back to top button