Të shtëna armësh në Kaçanik, arrestohen dy persona

Në fshatin Strazhë të Kaçanikut sot janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, për çka Policia e Kosovës ka reguar menjëherë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë legjitimimit të personave dhe kontrollimit të automjetit, tek dy persona janë gjetur tri armë zjarri, me ç’rast dy të dyshuarit janë shoqëruar për në stacionin policor.

“Policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Strazhë të Kaçanikut janë dëgjuar të shtëna të armës së zjarrit. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të fshatit Strazhë dhe aty kanë ndaluar një xhip Opel Frontera me targa vendore, ku ishin katër persona. Gjatë legjitimimit të personave dhe kontrollimit të automjetit, tek dy persona janë gjetur tri armë zjarri: dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie dhe sasi e municionit”, ka njoftuar Policia,

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Përdorim i armës./21Media

Back to top button