Vershime në fshatin Zabel të Ulët, ndërhyn ekipi i zjarrfikësve

Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të Komunës së Drenasit janë paraqitur vështirësi në kalimin e lirë të veturave

Kjo ka ndodhur në zonën e rrugës Komoran – Drenas, saktësisht në fshatin Zabel të Ulët.

Ekipi i zjarrfikësve të Komunës së Drenasit kanë dalur në vendin e ngjarjes, të cilët me pajisjet dhe ekspertizën e tyre ishin në dispozicion të banorëve të prekur nga këto vërshime.

Këto informacione janë dhënë nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, drejtori i së cilës, Nexhmedin Gruda, gjendet në terren ku po kryhen intervenimet e nevojshme nga ekipet e zjarrfikësve.

Siç bëhet e ditur vetëm në fshatin Zabel i Ulët janë duke u bërë tri intervenime.

”Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është duke përcjellur me vëmendje situatën e krijuar në gjithë territorin e Komunës së Drenasit dhe aty ku është e nevojshme të ndërhyjë me gjitha kapacitetet që ka në dispozicion”, thuhet në njoftimin e Ekipit të zjarrfikësve të Komunës së Drenasit./21Media

Back to top button