Kaloni te përmbajtja kryesore

Të shtunën testohet alarmi publik në Prishtinë

Të shtunën, më 06 maj 2023, do të bëhet testimi i radhës së Sistemit të Alarmit Publik në Prishtinë.

Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës, ky testim është paraparë të bëhet në orën 12:05 dhe të bëhet dy herë nga 30 sekonda.

“Ju njoftojmë se ditën e shtunë, më 06 maj 2023, duke filluar nga ora 12:05, do të bëhet testimi i radhës i Sistemit të Alarmit Publik më zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button