Temperaturat e larta, IHMK: Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell. Vranësira të mesme parashihen përreth relievit malor.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit ultravjollcë të lartë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button