Tentativë për ryshfet në “Bllacë”, arrestohet 56 vjeçari

Një shtetas i Kosovës gjatë ditës së sotme u arrestua për ryshfet në vendkalimin kufitar “Bllacë”, përcjell TV21. Në dalje nga Maqedonia e Veriut, te automjeti i tipit “VW”, që po e drejtonte 56-vjeçari S.J. u gjetën mallra për të cilat nuk pati dokumentacion.
“Paraprakisht, ai i ka ofruar zyrtarit të policisë qerasje, duke i vendosur para në pasaportën e tij kosovare. Pas kësaj S.J. është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit nga Departamenti për Krime Ndërkufitare dhe Migrim në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare-Veri, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, informuan nga MPB./21Media

Back to top button