Tentoi ta dhunonte të dashurën e mitur duke e kërcënuar me thikë
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar ta dhunojë një të mitur në Mitrovicë.
E mitura ka thënë se personi me të cilin ishte në lidhje dashurie tentoi ta detyrojë për marrëdhënie seksuale.
Ajo ka deklaruar në Polici se ishte në shtëpinë e të dashurit, kur ai me thikë e sulmoi dhe i kërkoi të bëjë marrëdhënie.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:11 në Mitrovicë.
Viktima ka arritur që të ikë dhe me urdhër të prokurorit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.
I dyshuari pas arrestimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media