Tentoi të udhëtojë me pasaportë të një personi tjetër, ndalohet e huaja në Aeroport

Një shtetase e huaj është gjobitur pasi ka tentuar që nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës të udhëtojë për në Londër me pasaportë të huaj në emër të një personi tjetër.

Policia ka njoftuar të dielën se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës, teksa thuhet se e dyshuara ka bërë shkelje të ligjit për të huaj.

Siç bëhet e ditur, pas përfundimit të rastit e dyshuara ka kërkuar azil./21Media

Back to top button