Tentoi t’iu ik Policisë, njësia e antidrogës arreston një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e antidrogës në Prishtinë, pas një pune mjaft profesionale në teren dhe mbledhjes së informatave se i dyshuari me iniciale (G.A.) merret me trafikimin e narkotikeve kanë realizuar një plan taktik, ku sot me datën 03.07.2023, në qytetin e Fushë Kosovës kanë arrit të ndalojnë një automjet me targa vendore në të cilin gjendeshin tre persona, njëri nga ta i dyshuar për posedim droge.
Sipas njoftimit të Policisë, në momentin e ndaljes nga Policia, i dyshuari i lartcekur me iniciale (G.A.) ka tentuar të ik nga automjeti i cili me vete kishte një çantë në kraharor.
”Policia ka parandaluar ikjen e tij dhe gjatë kontrollit fillestar në gjepat e pantallonave i ka gjetur: (11) qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhanë me peshë (10) gramë, një peshore digjitale si dhe (545) euro. Ndërsa, gjatë kontrollit të çantës së kraharorit i janë gjetur: një qese me narkotik të llojit Mariuhanë me peshë (535) gramë, (8) qese me narkotik të llojit Kokainë me peshë (3) gramë, një grinder (mulli) për bluarje të narkotikeve, si dhe një qese e madhe me rreth (1000) paketime të vogla të cilat shërbejnë për ndarje të narkotikeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në vazhdim të operacionit në konsultim me prokurorin kujdestar është bastisur edhe banesa e të dyshuarit në qytetin e Fushë Kosovës, por që nuk ka rezultuar me gjetjen e ndonjë sendi të dyshimtë.
Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe me urdhër të tij i dyshuari i lartcekur (G.A.), tani më i arrestuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës do të ndërmerr masa dhe veprime rigoroze ligjore ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra penale, në veçanti zero tolerancë do të aplikohet ndaj personave që merren me abuzimin dhe trafikimin e substancave narkotike./21Media