Tentuan të mbysnin me mjet prerës një 45-vjeçar, arrestohen dy vëllezër

Dy vëllezër u arrestuan sot në Tiranë, ngaqë gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Prokop Mima”, tentuan të mbysnin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta””, informoi Policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button