Kaloni te përmbajtja kryesore

​Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 12 tetorit

(Lajm i përditësuar)


Hidhet shorti, PDK garon me numrin 191 në zgjedhjet e 12 tetorit

Numri 191 i ka rënë PDK’së në shortin e hedhur sot për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.


Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotime për zgjedhje: VV-së i bie numri 105, PDK-së 191, LDK-së 113 e AAK-së 174

Partitë politike kanë nisur tërheqjen e shortit për renditjen në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 105, kurse me numrin 113 do të garojë Lidhja Demokratike e Kosovës, AAK i ra me short numri 174.

Partia “Guxo” do të garojë me numrin 118, derisa “Alternativa” 103.

Nisma Socialdemokrate me numrin 186 do të garojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Alternativa në zgjedhjet komunale të 12 tetorit garon me numrin 103.

Lista Guxo garon me 118 në zgjedhjet lokal të 12 tetorit.

Lista Serbe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garoj me numrin 170.

Listës Serbe i ra me short numri 170. Përfaqësuesit e këtij subjekti munguan, e shorti u tërhoq nga zyrtarja e KQZ’së.

Ndërkohë, partisë së Ramiz Lladrovcit, i ra numri 101.


LDK’së i bie numri 113 sipas shortit për renditjen e partive në fletëvotimin në zgjedhjet lokale

Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka rënë sipas shortit numri 113 për zgjedhjet lokale.

Shorti është hedhur sot nga KQZ.


Nis tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhje, VV’së i bie numri 105

Partitë politike kanë nisur tërheqjen e shortit për renditjen në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 105.

Numrat janë nga 100 deri në 192.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se pas tërheqjes së shortit, do të procedohet me dizajnin e fletëvotimeve.

“Pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve. Ky proces i hap rrugë subjekteve dhe mijëra kandidatëve, që nga 13 shtatori të fillojnë fushatën zgjedhore”, deklaroi Radoniqi, para hedhjes së shortit.


Hidhet shorti, VV garon me numrin 105 në zgjedhjet lokale

Sot është bërë tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 105 në zgjedhje lokale.


Zgjedhjet lokale, sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale më 12 tetor 2025.

Tërheqja e shortit do të bëhet nga ora 11:00, thuhet në njoftimin për media nga KQZ-ja.

Më 12 tetor 2025 do të mbahen zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button