Kaloni te përmbajtja kryesore

Zgjedhjet e jashtëzakonshme si zgjidhje e ngërçit politik?

Në mungesë të vullnetit politik për zgjidhjen e bllokadës për formimin e institucioneve të reja, analisti politik, Lutfi Bilalli, vlerëson se Vetëvendosje mund të  kalkulojë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

‘’Në këtë rast partia fituese mund të kalkuloj edhe për zgjedhje jashtëzakonshme. Por, mendoj se cirku i tillë tregon një lidership të dobët dhe është e dëmshme për shtetin. Jetojmë në kontuara e një politike me transformim të jashtëzakonshëm. Nuk ka kohë për hezitme dhe kalkulime të tilla. Kosova ka nevojë që të krijoj sa më parë institucionet. Duhet të kërkohet një konsuesus midis partive”, tha Bilalli për rtv21

Praktika e ndarjes nga pako për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo shumicë është skenari i dytë i LVV-së për bllokim politik vlerëson analisti tjetër politik, Shemsi Jashari. Sipas tij,  thirrjet e kryeparlamentarit Basha për vazhdimin e punës së Kuvendit pavrësisht se mund të jenë në shkelje kushtetuese kanë për synim ngjalljen e elektoratit përmes eliminimit të Listës Sebe nga funksionet në Kuvend të cilat janë të rregulluara me kushtetutë.

‘’Përpjekjet e subjekteve politike në Kuvend, në këtë rastë të partisë fituese të zgjedhjeve LVV-së qysh nga fillimi kanë qenë të orientuara nga bllokimi i formimit të institucioneve. Pasi u përdorët të gjitha hallkat e pëngesave aty ku kishin mundësi ka mbetur edhe hallka e fundit  apo pëngesa e fundit procedurale me keqintepretim të normave kushtetuese për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit.  Thirrjet që qojnë në shkelje të rregullorës së Kuvendit dhe në shkelje kushtetuese janë të qëllimshme që partitë e tjera të refuzojnë të bëjnë shkelje me qëllim që të krijohen një narracion në publik sikur LVV-ja është ajo që dëshiron të konstituohen institucionet. Është gjithca në funksion të fushatës zgjedhore, por jo për të ecur tutje me konstituim të Kuvendit”, deklaroi Jashari për rtv21

Në frymën e zgjidhjes së paqartësive kushtetuese, presidentja është duke analizuar aspektet ligjore dhe kushtetuese të procesit të konstituimit të Kuvendit. Por, nga zyra e presidentes nuk kanë bërë të ditur nëse ajo do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për intepretime shtesë, sikurse që kishin bërë në fillim të kësaj jave deputetët e Listës Serbe. Orët e fundit presidentja Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, dhe atë të Britanisë, Jonathan Hargreaves, të cilët kanë shprehur shqetësim për vonesën në formimin e institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë. Analisti politik, Lutfi Bilalli, vlerëson se presioni i bashkësisë ndëkrombëtare është i shëndetshëm

‘’Në zyrën e presidentes bëjnë këshilldhënie që Kosova duhet ti formoj institucionet. Kjo ndërhyrje e ndërkombëtarëve është e shëndetjshme derisa nuk cënohen interesat e shtetit. Aashtu kështu jemi në vones ? ”, tha ai.

Ndërkohë, për analistin tjetër Shemsi Jashari më shumë ka mungesë të vullnetit politik sesa paqartësi ligjore apo kushtetuese për formimin e institucioneve të reja. Pret që presioni ndërkombëtar të shtohet në ditët në vazhdim.

‘’Thirrja e përfaqësuesve ndërkombëtar për formimin e institucioneve është në funskion që të mos bllokohet formimi i institucioneve. Nuk kemi shumë paqartësi ligjore sa kemi vullnet për të penguar një subjekt politik i cili është i certifikuar nga KQZ-ja. Ësgtë një veprim i pamenqur dhe presioni ndërkombëtar vetëm sa do të rritet në momentin që presidentja mund të vendos që t’i jap mandatin për forminin e Qeverisë zotit Kurti. Varësisht prej veprimeve do të jetë edhe reagimi ndërkombëtar”, theksoi ai.

Nëse nuk ka zgjidhjet të bllokadës politike për formimin e institucioneve  nga  Vetëvendosje kanë thënë se vendi mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme. /RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button