Tërmet i fortë godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën qendrore të Turqisë.
Instituti Sizmologjik Evropian-Mesdhetar (EMSC) ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte 22 kilometra në jugperëndim të Goksun dhe 63 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaris, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete shkatërruese që lanë të vdekur më shumë se 50,000 njerëz./21Media

Back to top button