Tërmet me magnitudë 5.5 shkallë të Rihterit në Turqi

Turqia është goditur sonte nga një tërmet tjetër me magnitudë prej 5.5 shkallë të Rihterit.
Kështu ka bërë të ditur faqja EMSC, e cila bëri të ditur se lëkundjet u ndjenë 54 kilometra në verilindje të provincës Kahramanmars.
Rajoni vazhdon të përjetojë lëkundje pas dy tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të 6 shkurtit në Kahramanmaraş.
Kujtojmë se, tërmeti i 6 shkurtit la të vdekur mbi 46 mijë njerëz./21Media

Back to top button