Tërmeti i së hënës në Turqi, vdiq një person

(Lajm i përditësuar)
Një person ka vdekur si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë juglindore të hënën, ndërsa 69 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Siç bënë të ditur autoritetet turke, ky tërmet me magnitudë prej 5.6 shkallë të Rihterit, ka shkaktuar shembjen e 29 ndërtesave, teksa besohet se ka njerëz që janë bllokuar në rrënoja.

Kjo pasgoditje me thellësi prej 6.15 km, goditi tri javë pas një tërmeti masiv që vrau më shumë se 50 mijë njerëz në Turqi dhe Siri.

Përsëri tërmet në Turqi
Turqia është goditur edhe sot nga një termet prej 5.2 shkallësh.
Sipas EMSC-së tërmeti ka qenë me thellësi 5 kilometra. Sipas mediave turke, aktualisht nuk është raportuar për dëme nga ky termet.

Pas tërmetit 7.8 shkallësh që ndodhi më 6 shkurt që la të vdekur mbi 50 mijë persona, Turqia është goditur nga një numër i madh pasgoditjesh./21Media
Back to top button