Therret një mjeke

Një mjeke nga Shkupi është therrur me thikë

Një grua e moshës 53-vjeçare është gjetur e vdekur me plagë nga thika në pjesën e qafës dhe në duar në shtëpinë e saj në rrugën “Elisie Popovski”.

Bëhet fjalë për M.S.J., e lindur në vitin 1964, e cila sipas informatave të para ka punuar si mjeke në Klinikën e nefrologjisë.

Policia konfirmoi se rasti tek ata është denoncuar mbrëmë rreth orës 21 me ç’rast menjëherë është dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e ekipit të Ndihmës urgjente mjekësore është konstatuar vdekje. Për rastin është njoftuar edhe prokurori publik, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në autopsi, shkruan TV21./21Media

Back to top button