“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes, furnizimi vazhdon vetëm në QKUK

Ndërmarrje “Termokos”, të premten sot ka përmbyll sezonin e ngrohjes 2022/2023, sezon ky i cili u konsideruar si më i suksesshmi në historikun e kësaj kompanie.

Në ceremoninë përmbyllëse të sezonit ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili teksa ka falënderuar të gjithë për punën, tha se gjatë këtij sezoni ngrohtorja nuk ka pas asnjë problem në furnizim.

Rama tregoi se ngrohja do të vazhdojë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

“Ka qenë sezoni më efikas dhe më i gjatë i gjithë historikut, kemi filluar më herët dhe po e përfundojmë dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pas asnjë problem dhe ka pas ngrohje tërë kohën dhe ka pas një konfort të shtuar të gjithë qytetarëve të kryeqytetit…QKUK do të vazhdoj për shkak se kemi aty pacientë të cilët kanë nevojë shtesë për ngrohje dhe ajo do të vazhdojë nxehjen”, tha ai.

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani e ka quajtur të suksesshme këtë sezon i cili u përmbyll sot dhe presin sezon edhe më të suksesshëm vitin e ardhshëm.

Ai tha se kanë pasur 11% më pak humbje gjatë sezonit të ngrohjes 2022/2023.

“Sot Termokosi po e përmbyll suksesshëm sezonin dhe po bëhemi gati të kemi një sezon edhe me të suksesshme për vitin e ardhshëm me 198 ditë aktive pa asnjë ndërprerje të funksionimit. Termokosi gjatë kësaj periudhe më 15 tetor e tutje është zgjeruar edhe me mbi 513 mijë metra katror të cilët i kemi futur në sistem dhe natyrisht po ecim tutje dhe me një performancë në aspektin teknik. Kemi 11 % më pak humbjen të ujit që i bie 4% për liferim të energjisë prej vitit paraprak. Kryeqyteti përmes Termokos po e merr karakterin e Prishtinës së gjelbër”, tha ai.

Osmani tha se aktualisht janë duke punuar në 5 projekte për zgjerim të ngrohjes.

Ndërsa, theksoi se deri tani kanë shpërndarë mbi 11 mijë matës.

“Jemi duke punuar në 5 projekte në të njëjtën kohë qytetarët e shohin që është një zgjerim i hovshëm Termokos në kryeqytet…procesi i vendosjes së matësve ose projekti HIT Save është proces që ka nis vitin e kaluar dhe është një dinamik e jashtëzakonshme mbi 11 mijë e 200 matës i kemi vendosur që nënkupton 17 mijë e 500 banesa janë në trajtim total gjatë kësaj periudhe ne po bëjmë përpjekje që të përfundojmë deri në tetor”, tha ai.

Back to top button