Tetë të mitura akuzohen për vrasjen e një 59 vjeçari

Tetë vajza(të mitura)janë akuzuar për vrasjen e një 59-vjeçari.
Vajzat, të moshës nga 13 deri në 16 vjeç, akuzohen se kanë therur me thikë viktimën, pak pas mesnatës me orën lokale të së dielës, në Toronto të Kanadasë.
Burri, i cili nuk është identifikuar, kishte jetuar në një strehë për të pastrehët në kohën e sulmit.
Kryetari i Bashkisë së Torontos, John Tory tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar” nga rasti në një deklaratë.
Vajzat, identitetet e të cilave mbrohen sipas ligjit kanadez, u arrestuan pranë vendit të sulmit dhe u sekuestruan një numër armësh.
Ata ishin takuar përmes mediave sociale dhe tre prej tyre kishin pasur kontakte të mëparshme me policinë, tha detektivi rreshter Terry Browne.
Ata besohet se ishin përfshirë në një mosmarrëveshj të njëjtën mbrëmje./21Media

Back to top button