Fazliu në gjysmëfinale të Mastersit të xhudos “Jerusalem 2022”

Xhudistja jonë, Laura Fazliu nuk ka të ndalur me fitore në Mastersin e xhudos të këtij viti që po mbahet n¡ Jerusalem të Izraelit.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e ka mposhtur në çerekfinale xhudisten polake, Angelika Szymanska.
Tani, në gjysmëfinale Laura do të përballet me xhudisten izraelite, Gili Sharir.
Në rrugëtimin e saj deri te gjysmëfinalja, Fazliu në raundin e parë e mposhti francezen, Manon Deketer, në raundin e dytë e kaloi me sukses xhudisten sllovene, Andreja Leski, kurse në çerekfinale shënoi fitore ndaj polakes, Szymanska.

Back to top button