Tevide Imeri zgjedhet kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë
Tevide Imeri është zgjedhur sot kryetare e Federatës Sindikale së Shëndetësisë së Kosovës(FSSHK).
FSSHK përmes një komunikate për media ka njoftuar se në pozitën e nënkryetarit do të jenë Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija, ndërsa Naim Sahiti do të jetë kryetar i Këshillit Drejtues.
Kongresi i FSSHK-së mbylli punimet pas miratimit të rezolutave nga ana e delegatëve të pranishëm:
Rezoluta mbi migrimin e punëtorëve
Rezoluta për Komitetin e Gruas
Rezoluta për Komitetin Rinor
Gjatë javës së ardhshme do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës ku më pas do të pasojnë aktivitetet e parapara sipas planprogramit./21Media