Thaçi: George H.W Bush ishte patriot i pashoq

“Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan me rastin e vdekjes së ish presidenit të SHBA-së, George H.W Bush.

“Popullit amerikan, në emër të qytetarëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush. SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Në moshën 94-vjeçare ka vdekur ish-presidenti amerikan, George H.W Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër. Bush ka vdekur mbrëmjen e së premtes, ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes, raporton BBC. Ai kishte qenë presidenti i 41-të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989-1993, pasi kishte shërbyer dy mandate si zëvendës president i Ronald Regan. Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare./21Media

Back to top button