Gove: Trump gaboi që u largua nga marrëveshja për klimën

Ministri konsideron se duhet një bashkëpunim ndërkombëtar

Presidenti amerikan, Donald Trump ka gabuar që ka tërhequr SHBA-të nga marrëveshja e Parisit për luftën kundër ndryshimeve klimatike, deklaroi ministri i ri britanik për Mbrojtje të Mjedisit Michael Gove.

“Konsideroj se ka gabuar. Mendoj se na duhet një bashkëpunim ndërkombëtar për të zënë hapin për ndryshimet klimatike”, ka thënë Gove, të cilin kryeministrja Theresa May fundjavën e kaluar e emëroi për ministër, transmeton agjencia France press.

Back to top button