Thaçi: Në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme

Thaçi: Nuk kemi kohë për të humbur

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit që ka zhvilluar me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Thaçi ka thënë se kanë biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Sot, në prezencë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, kam zhvilluar takime të përbashkëta me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës. Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore. Nuk kemi kohë për të humbur”, ka shkruar Thaçi në Facebook./21Media

Back to top button