Kaloni te përmbajtja kryesore

Thaçi: Përpjekja për rrëzimin e Qeverisë, përpjekje e Rusisë për destabilizim?!

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në ClickPlus në TV21 ka thënë se dyshon që nisma për mocion të mosbesimit, gjegjësisht përpjekja për rrëzimin e Qeverisë paraqet përpjekje për destabilizim nga Rusia.
Thaçi ka thënë se në rast se Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa do të paraqitej në Kuvend për të votuar mocionin e mosbesimin ndaj Qeverisë, pushteti ka pasur një deputet tjetër rezervë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët që do të refuzonte rrëzimin e Qeverisë aktuale përmes mocionit të mosbesimit.

Thaçi ka komentuar edhe koalicionet parazgjedhore. Ka theksuar se po ta kishte BDI-në, VMRO-DPMNE-ja do të regjistronte fitore edhe më të madhe. Sipas tij, BDI ka mposhtur opozitës shqiptare./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button