Thaçi: SHBA partneri kryesor i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka takuar zëvendësndihmës-sekretarin amerikan Hoyt Yee

Thaçi ka thënë se gjatë drekës së punës, ata biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve

“Në një periudhë sfiduese për rajonin, roli i SHBA-së si gjithmonë është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Në një drekë pune me zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi po ashtu ka thënë se me Hoyt Brian Yee janë pajtuar për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës dhe se SHBA është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën tonë euroatlantike

“Ne u pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës”./21Media

Back to top button