Thaçi takoi Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump

Thaçi është takuar me Robert O’Brien

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar Robert O’Brien në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Thaçi u shpreh se “ishte një takim i shkëlqyer me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, O’Brien”.

“Liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi Thaçi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar vëmendjen ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, me iniciativë të vetë Presidentit Trump”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës./21Media

Back to top button