Thaçi vizitohet në Hagë nga vëllai dhe miqtë e tij

Thaçin kohë pas kohe, përveç familjarëve janë duke e vizituar edhe miqtë e tij. Ai dje është vizituar nga vëllai i tij, Blerim Thaçi dhe dy miqtë e tij, Milaim Cakiqi dhe Hamdi Krasniqi.
Kjo u bë e ditur përmes një fotografie të publikuar nga Cakiqi në Facebook. Ai ka shkruar se Thaçi vazhdon të qëndrojë i pathyeshëm edhe në Hagë.
”T’fala nga Haga! Hashim Thaçi ishte i ri kur e nisi rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Me besim të palëkundur e bëri luftën dhe paqen. E bëri historinë e re dhe Kosovën e re. Me besim të palëkundur po qëndron edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, i privuar nga liria, por i pathyer, i panënshtruar dhe i pa dorëzuar. U ndjeva shumë mirë që e pashë, pas vizitës që kisha dje në Hagë, sepse takimet me të kudo janë frymëzuese. Një lider i formësuar në vitet më të rënda që përjetoi populli ynë, nuk mund të thyhet nga askush. Hashim Thaçi ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i pathyeshëm. Në luftë, në liri, në paraburgim, kudo, ai është i madh!”, ka shkruar Cakiqi në Faceook./21Media
Back to top button