Thahet Ibri, Komuna e quan alarmante situatën

Komuna e Mitrovicës njoftoi se është ndaluar rrjedha e ujit nëpër shtratin e lumit Ibër, duke shkaktuar shterjen e tij.

Në “Facebook”, Komuna shkroi të dielën se është alarmues rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për rajonin e Mitrovicës, në këto temperatura të larta.

Ndërsa, ky institucion bëri të ditur se ka kërkuar sqarime nga organet kompetente për mungesën e ujit, për shkak të punimeve që po bëhen në Liqenin e Ujmanit.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës,

Sot në orët e hershme të mëngjesit autoritetet e Komunës së Mitrovicës janë përballur me ndaljen e rrjedhës së ujit nëpër shtratin e lumit Ibër e cila ka shkaktuar edhe shterjen e lumit.

Rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për Rajonin e Mitrovicës në këto temperatura të larta, rrezikimi i ekosistemit të lumit Ibër janë alarmuese për ne si institucion i Komunës së Mitrovicës.

Komuna e Mitrovices ka kërkuar sqarim dhe sipas informatave nga organet kompetente arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në Liqenin e Ujmanit.

Back to top button